Nuk e bën publike, financuesi i Shkëndijës i dhuron në heshtje 3 milionë euro Shqipërisë

Solidariteti dhe mbështetja për të prekurit e tërmetit që goditi vendin tonë nuk kanë munguar në asnjë moment, duke bërë që shumë njerëz të dhurojnë të ardhura të konsiderueshme. Pjesa më e madhe e kanë bërë të ditur vlerën që ata kanë mednuar të dhurojnë, megjithëse ka edhe raste përjashtuese.

Lazim Destani, i cili është edhe financuesi i ekipit të Shkëndijës, ka vendosur të ndihmojë në heshtje dhe pa bërë shumë zhurmë. Sipas asaj që raporton “InfoSporti”, Destani ka dhuruar një shifër prej 3 milionë eurosh për të prekurit nga tërmeti, gjë që nuk është bërë publike më parë. Ndërkohë, ekipi nga Tetova kishtë bërë të ditur vetëm faktin se të ardhurat nga shitja e biletave të ndeshjes së sotme kundër Shkupit do të shkonin të gjitha në ndihmë të atyre që përjetuan pasojat e tërmetit të 26 nëntorit./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online