“Nuk duhet të frikësohemi nga Anglia”! Armand Duka motivon Kombëtaren: Shqipëria ka zemër dhe cilësi, duhet të jemi një trup i vetëm

Shqipëria do të përballet sot kundër Anglisë në Ëembley. Kjo përballje vlen për kualifikueset e Botërorit dhe do të fillojë në orën 20:45. Ndërkohë përpara këtij takimi, kreu i FSHF, Armand Duka, ka motivuar Kombëtaren duke kërkuar nga lojtarët që të mos kenë aspak frikë nga kundërshtari.

“Nisim sot një tjetër sfidë, me besimin se mund të realizojmë një ëndërr!

Përballë kemi kundërshtarë të vështirë, duke nisur nga Anglia me të cilën ndeshemi sot në “Ëembley”. Gjithsesi kjo nuk duhet të na zbrapsë, por të na motivojë, të na bëjë bashkë, të përpiqemi dhe të vazhdojmë të jemi frymëzues për shqiptarët kudo që jetojnë.

Kombëtarja jonë ka gjithashtu lojtarë të mirë, Kombëtarja jonë ka cilësi, Kombëtarja jonë ka zemër, shpirt dhe do të japë maksimumin në fushën e lojës.

Në fund mund të bëjmë atë që nuk e kemi bërë asnjëherë, të shkojmë në një Kampionat Botëror. Me besim, këmbëngulje, duke qenë një trup i vetëm, lojtarë, staf e tifozë, gjithçka është e mundur”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/