Gjilani i udhëhequr nga trajneri shqiptar Gentian Mezani, nuk arriti do të kalonte në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, duke u eleminuar nga pika e bardhë e penalltive prej Drenicës. Kjo dalje nga gara për Kupën që në këtë fazë ka bërë që në media të përflitet për një pakënaqësi të tifozëve të klubit kundrejt trajnerit. Madje u bë e ditur se kërkohej largimi i Mezanit nga stoli i Gjilanit, megjithëse klubi është ende në garë për titull kampion me vetëm dy pikë më pak se kryesuesit e Ballkanit.
Por këto zëra janë hedhur poshtë nga vetë tifogrupi i ekipit kosovar, “Skifterat”, të cilët deklarojnë në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social “Facebook” se e gjitha kjo është vetëm pasojë e keqinformimit nga mediat, që përçajnë familjen e tyre. Ata janë të bindur në faktin se nuk dëshirojnë tjetër trajner, duke shprehur mbështetjen e tyre për vazhdimin e Mezanit në krye të pankinës. /Sport Ekspres/
Reagimi i tifogrupit “Skifterat”:
Nuk duam trajner tjetër !
Demantojmë portalet dhe gazetat online të cilat në publikimet e tyre kanë marrë komente të rrjeteve sociale si bazë për të ngritur kërkesa të paqena në emër të tifogrupit tonë.
Të gjitha këtyre mediave, që për qëllim kanë të përçajnë familjen tone, ua riktheksojmë se vazhdojmë të mbështesim klubin dhe besimin që i ka dhënë trajnerit dhe lojtarëve.
Nuk është më i miri, por më të mirë nuk ka! Na prisni edhe më të fortë.