Ish legjenda e Milanit dhe tashmë drejtori sportiv i kësaj skuadre, Paolo Maldini ishte i ftuar në platformën “Bein Sports”, ku foli për shumë çështje rreth klubit kuqezi. Ndër të tjera, italiani u përgjigj dhe pyetjes mbi transferimin e Theo Hernandez. Maldini deklaroi se blerja e ish mbrojtësit ishte tërësisht zgjedhje e tij personale dhe nuk mori mendimin e askujt.
“Përpara se ta takoja, as që nuk doja të merrja parasysh se çfarë mendonin të tjerët për të. E takova dhe u habita nga ndjeshmëria e tij. Ndoqa një ndeshje kur Reali Madridit ishte duke humbur, por Theo po jepte gjithçka në fushë. Pas kësaj ndeshje besova verbërisht tek ai. I them vazhdimisht që objektivat e tij duhet të jenë të bëhet një nga 3 mbrojtësit më të mirë në botë dhe të fitojë një vend në kombëtaren franceze”- u shpreh Maldini. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/