Trajneri i Bylisit ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “RTV Ora”. Pas analizës së bërë për ecurinë në Superiore, nuk ka munguar edhe batuta. Shensoji kërkon ftesën në studio pasi e konsideron veten të bukur edhe nga pamja vizive për syrin e kamerës.
“Unë nuk jam për Ëhats App dhe Viber, herën tjetër duhet të jem në studio. Jam dhe i bukur unë, nuk jam për radio. Ata që nuk janë të bukur janë për radio, që vetëm ka zërin e mirë. Unë jam për televizion”, tha Shensoji në fund të intervistës. /Sport Ekspres/