Nuk do të kthehen as në prill, në Itali tregojnë skenarin se kur zbret në fushë Serie A

Serie A ka mbetur pezull deri në datën 3 prill, teksa kryeministri Italian firmosi propozimin e Federatës për një vendim të tillë. Virusi Covid-19 ka mbyllur në shtëpi gjithë Italinë pasi përhpja e tij po vijon të ecë me hapa të mëdhenj. Të prekur deri më tani janë edhe 10 futbollistë të elitës së shtetit fqinj dhe kjo ka sjellë edhe karantinimin e disa prej klubeve të Serie A.

Duke marrë në konsideratë gjithë këtë, data 4 prill me shumë mundësi nuk do i rikthejë sërish lojtarët në fushat e blerta. Në mediat italiane thuhet se Serie A do të nisë sërish në fillim të muajit maj me dyer të mbyllura, ndërsa klubet do të mund të rikthehen sërish të zhvillojnë seancat stërvitore nga mesi i muajit të ardhshëm. Por gjithsesi kjo do të varet shumë edhe nga vendimi që UEFA do të marrë ditën e martë, ku do të ndajë përfundimisht temën e zhvillimit të kampionatit europian në verë ose shtyrjen e tij në një periudhë tjetër. Alternativa e dytë do i jepte kështu mundësi kampionateve të tjera europiane, përfshirë këtu atë italian, të përfundonin sezonin 2019/2020 në muajt e verës./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *