“Nuk do të bëhem si Ferguson dhe Wenger”, Guardiola premton: Do largohem nga Manchester City nëse do të mungojnë rezultatet

Guardiola është padyshim një nga trajnerët më të mirë në botë. Ai mbërriti në Manchester City në verën e vitit 2016 dhe arriti rezultate mjaft të mira, megjithëse i mungon ende trofeu i Champions League.

Eksperti spanjoll së fundmi ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me qytetarët dhe ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2025. Drejtuesit e Cityt sollën Guardiolën gjashtë vjet më parë për t’i sjellë klubit titullin e Champions League, por ende nuk e ka arritur këtë dhe është e qartë se ky do të jetë synimi kryesor për sa kohë që të jetë në Etihad.

Megjithatë, ajo që është me të vërtetë mbresëlënëse është se në gjashtë sezone në Etihad, Guardiola arriti të fitojë katër herë titullin e Premier League. Mirëpo, edhe pse së fundi ka vazhduar kontratën me Manchester Cityn, trajneri ka treguar se çfarë duhet të ndodhë për t’u larguar nga ky klub.

“Në momentin e parë që ndjej se diçka nuk është në rregull, patjetër do të jap dorëheqjen ose nuk do të rinovoj kontratën. Nuk do të qëndroj aq sa kanë bërë Ferguson apo Wenger. Kontrata është vetëm një fletë letre. E zgjata sepse ende shoh se mund të arrijmë shumë dhe se gjërat po shkojnë mjaft mirë. Megjithatë, në fund gjithçka varet nga rezultatet”, tha Guardiola. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *