Thomas Muller ka reaguar sa i përket rastit të humbur në ndeshjen me Anglinë. Futbollisti në fjalë kishte mundësinë për të rikthyer në garë Gjermaninë që në ato momente po humbiste në shifrat 1-0. I gjendur i vetëm përballë portierit, Muller nuk arriti të shënonte duke e nxjerrë topin jashtë portës.
“Aty ishte, një moment që do të kujtohet deri në fund. Që të lë pa gjumë natën. Për këtë punojmë dhe stërvitemi çdo ditë si futbollist. Ai moment që ti e ke në dorën tënde për të kthyer skuadrën në garë dhe për t’i dhënë gëzimin e madh një populli të tërë. Humbja e këtij shansi më ka dëmtuar shumë mua. Më dhemb për Gjermaninë, për tifozët, për shokët e ekipit dhe trajnerin që më dha besimin për të qenë këtu. Më veçanërisht për tifozët që na kanë mbështetur gjatë gjithë kohës në Europian”, shkruan Muller. /Sport Ekspres/