Situata ka degraduar me kapitenin e Serbisë. Dusan Tadic kishte konflikte të mëparshme me lojtarë turq pasi nuk tregoi sensibilizim për tërmetin që goditi Turqinë.
Në ndeshjen e djeshme të Ajax kundër Feynord, Tadic është tallur me një lojtar turk kundërshtar që agjëronte.
Serbi bëri disa gjeste duke e provokuar rivalin për faktin që bëri iftar gjatë ndeshjes. Të gjithë tifozët turq kanë reaguar dhe e kanë kërcënuar Tadic duke e futur atë në listën e zezë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/