“Nuk do shisnim Ibrën dhe Silvën”, Galliani kujton golin e famshëm të Muntarit: Do ishim edhe ne te Milani tani…

Berlusconi ishte një nga protagonistët e Milanit të kohëve të arta, megjithatë një përgjegjësi te madhe në gjetjen e lojtarëve legjendarë kishte dhe drejtori sportiv Galliani. Vështirësitë e mëdha ekonomike e detyruan presidentin ta shiste klubin tek investitorët kinezë. Por kjo kurrsesi nuk e zbehu dashurinë e dyshes Berluscon-Galliani për Milanin, edhe pse tashmë drejtojnë klubin e Monzës.

Në një intervistë për median italiane “Libero”, Galliani flet për vitin e largët 2012 ku  ndodhi dhe goli i famshëm i Muntarit përballë Juventusit, i cili u anullua nga arbitri Tagliavento. “Ishte një gol shumë i rregullt. Ne do të fitonim skudeton e dytë me Alegrin dhe historia do të kishte ndryshuar. Nëse do ta fillonim vitin e ardhshëm si kampionë, nuk do ta shisnim Ibrahimoviçin dhe Tiago Silvën. Nëse do të ikte sipas planit nuk do e shisnim as klubin dhe do të ishim akoma aty.”- u shpreh Galliani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *