Braithwaite ëshët blerja më e re e Barcelonës. Erdhi jashtë merkatos zyrtare si pasojë e kërkesës së katalanasve për shkat të dëmtimeve të sulmuesëve të saj dhe menjëherë gjeti minutat në fushën e lojës. Danezi u aktivizua në takimin e sotëm kundër Eibarit, ku diti si të kthehej në rotagonist. Pas dështimit në lëvijet me topin gjatë prezantimit në “Camp Nou”, ish-lojtari i Leganesit nuk e ka bërë një gjë të tillë në minutat që iu dhanë në sipozicion. Kjo pasi pikërisht prej këmbëve të tij do të lindnin edhe dy aksionet në golat e fundit të Barcelonës.
Ndërkohë në përfundim të takimit Braithwaite është prononcuar edhe për mediat, ku nuk e ka shprehur edhe lumturinë për debutimin me katalanasit. Por fjalët e tij kanë qenë edhe komike deri diku, pasi është shprehur se nuk do lajë më rrobat e tij pas përqafimit të Mesit, duke treguar kështu adhurimin që ndjen për ikonën e Barcelonës.
“Nuk do i laj rrobat pasi përqafova Mesin. E pranoj se nuk e mendoja aspak se do të luaja për Barcelonën një javë më parë”, ka deklaruar Braithwaite./Sport Ekspres/