“Nuk arrij ta kuptoj”, Eno Skarço flet për situatën aktuale të Vllaznisë: U shkërmoqën me Egnatian, pastaj nisin legjendat urbane

Vllaznia ka një situatë aktuale në Superiores mes luhatjeve të frikshme. Shkodranët e nisin me një humbje ndaj Erzenit ku nuk e provuan asnjëherë portën kundërshtare, për të mundur Kukësin me Tiranën, ndërsa në fund provuan një tjetër humbje me Egnatian. I ftuar në “Ora Sport”, Eno Skarço nuk arrin ta kuptojë këtë sjellje të ekipit.

“Egnatia u duk ekipi favorit dhe Vllaznia ishte për t’u mundur. Nuk arrij ta kuptoj sesi mund ta transformohet një skuadër që pas Kukësit dhe Tiranës, vjen për t’u shkërmoqur në këto formë. Fillojnë edhe legjendat urbane që lihen pikët me ekipet e vogla. Por në fakt kampionati fitohet me këto ekipe”, tha Eno Skarço. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *