Nuk aplikon 4-3-3, trajneri i Hollandës i kthehet keq gazetarit: Je fantastik për median tënde, por nuk merr vesh fare nga futbolli

Hollanda do të luajë në mbrëmjen e sotme ndaj Turqisë, atje ku kërkohet me patjetër fitorja dhe marrja e tre pikëve. Por te tulipanët ka simpati të veçantë për skemën 4-3-3. Nëse një trajner nuk e aplikon këtë lloj skeme, atëherë nuk fiton dashurinë e tyre. Ndërkohë tekniku Louis Van Gal është përplasur me një gazetar në konferencë për shtyp. Teksa tekniku i holandezëve përkrahë 5-3-2, gazetari i del kundër. “Ti thjesht nuk e kupton fare futbollin. Më vjen keq po ta them kështu.

Je gazetar dhe do të zbatosh vizionin tënd. Ndoshta je fantastik për gazetën tënde, por nuk ke vizion për futbollin. Ju tërheq vëmendje të gjithëve, me 5-3-2 ose 5-2-3 mund të sulmosh shumë mirë. Chelsea e tregon këtë gjë gjithmonë, me formacione të ndryshme dhe i heq kapelën Tuchel. A keni dëgjuar ndonjëherë për evolucionin? Edhe unë po zhvillohem. Me një 5-3-2 luhet futboll ndryshe, vetëm ju nuk e doni”, tha Van Gal. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online