Nota e Tiranës/ Santa Egbo është dhurata e vetme e kësaj Tirane me halle

O Tiranë, Tiranë me halle… Edhe në vitin e saj më të keq, atë të 2017, kur ra nga kategoria, nuk kishte kaq shume halle. Kjo për faktin se historia atëherë rrodhi ndryshe ndërsa sot po ndodhin të papritura pafund. Zhurma e merkatos nuk bëri efekt. Ekipi nuk reagoi si duhet dhe shigjeta u drejtua nga trajnerët. Stoli tek Tirana po ngjan si në një autobuz ku çohet një e ulet një tjetër.

Gjithçka nisi pas largimit të Gugash Maganjt në 2015. Shkëlqim Muçës iu besua stoli ler afro 1 vit. Më tej Ilir Daja mori posti e tij po për aq kohë. Radha më pas do i kalonte Mirel Josës. Trajneri që zhyti Tiranën në kategorinë e parë. Ze Maria si shpëtimtar u nevojit vetëm për ta ngjitur Tiranën në Superligë. Alternativa më e mirë u duk Ardian Mema. Trajneri i cili riformatoi skuadrën por nuk iu dha kohë më tepër për të tjera eksperimente. Shkarkimi i tij la dhe një boshkllëk që ndihet edhe sot.

Pesë ndeshjen për Jul Ahmatajn ishte një katrahurë e vërtetë, aq sa trajneri foli hapur për vështirësit në klubin bardheblu. Ndonëse në një moment tensioni, Ahmataj u bë ndër trajnerët e parë që dënuan ndërhyrjet në formacion nga drejtuesit. Fjalë që u kapërdinë pak orë më vonë. E për të mbërritur tek thirrja emergjente, Emanuel Egbo.

Një portier trajnerësh që i faturohet stoli lëvizës i Tiranës. Trajneri fillimisht do të hyjë në histori për thyerjen e mallkimit në derbin me Partizanin pas afro 6 viteve. Modesitia e tij thotë se çdo gjë u arritë përshkak të besimit në Zot dhe dëshirës së lojtarve.

E deri në këtë pikë Tirana nuk na ka mësuar gjë tjetër veç se shkarkimit të trajnerëve. Merkatoja me afrime si Kale, Hasani, apo edhe Batha nuk rezultuan produktiv, te paktën deri para fitores në derbi. Nota për Tiranën, 7 për Egbon. Tirana duhet ti falët trajnerit të portierëve për meritat dhe ndryshimin rrenjësor tek bardheblutë në vetëm 3 javë./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online