26 vite pa një trofe kampionati ishte një pritje sfilitëse për Partizanin. Fati dhe idetë e trajnerit Gega deshën që të kuqtë të shpërthejnë në lotë gëzimi në sezonin e shkuar. Megjithatë sinjali i krisjes do të vinte fill pas trofeut. Skënder Gega largohet nga drejtimi i Partizanin me ende një arsye enigmë përsa kohë trajneri vijon të mbetet në kërkim të një pune të re. “Zakoni” e do që trajnerëve italian t’u jepet hapsirë në kampionatin shqiptar në krahasim me teknikët shqiptar apo të një shteti tjetër.
Franko Lerda gjeti një ekip gati por nuk diti ta mbajë. Fitimi i Kupës së Shqipërisë ishte deliri i parë i momentit por që do të zgjaste pak. Në thuajse pesë javët Partizani nuk duke gjëkundi me atë të vjetshmin. Një fije ndryshimi do të vinte pas fitores në derbi ndaj Tiranës me rezultatin 1-2 dhe do të venitej sërish pas humbjes historike ndaj rivalve të përjetëshme. E në këtë gjysmë sezoni të para Partizani përjetoi shumë. Bind ndaj skuadrave të mëdha por lëshon pe ndaj skuadrave të vogla. Një detaj që në renditjen e ngjeshur bënte diferencën e pikëve. Nga ana e tij Lerda ishte një gjeneral i rreptë e deri diku jo i arsyeshëm.
E nis duke shkaktuar debate me lojtarët. Trashi, Hakaj, Mala apo edhe Asani atën moment tensioni gjatë seancave stërvitore. Momente që nëse do shmangeshin do krijonin një grup më të bashkuar. Deri diku ndryshimet e formacioneve në skemën organizuese nuk rezultuan pozitive por një eksperiment i rrezikshëm. I vërtetuar edhe në derbin e luajtur në “Air Albania” ku Tirana thyen mallkimin vetëm fal disa momenteve shpërqendrim dhe një Partizani pa shumë organizim. Gjithësesi Partizani mbetet kërkues ndaj kreut por i duhet të gjejë një trajner që t’i përshtatet kushteve të skuadrës.
Aspekti më i vlerësuar i vitit padyshim shitja e Asanit në Suedi dhe përgatitja e një lojtari si Malaj që mbetet me ende valixhe në duar. Pa harruar dhe debutimin e Lorenc Trashit në Kombëtare që pas një sezoni fantastik meritonte të vishte sërish njgjyrën e kuqe por këtë herë shoqëruar dhe me atë të zezë. Nota për të kuqtë, 7 me pak hatër, duke qenë se lojtarët kanë reaguar mirë por jo truri drejtues i tyre./Sport Ekspres/