Mbyllja e gjysmë sezonit në Superiore na tregoi se këtë vit kemi një kampionat mgjjik dhe emocionues deri në fund. Nuk ka pretendent, nuk flitet as për të dorzuar por flitet për një ngjeshje në klasifikim që i jep bukurin e nevojshme kampionatit. Nëse do të ndalemi e të analizojmë 17 javët që lamë pas është mjaft e vështirë, megjithëse brenda çdo klubi gjemë elementë të spikatur dhe padyshim dështime.
Kukësi është kampioni dimëror. Me vetëm një pikë nga Bylisi dhe tre ndaj Tiranës, Kukësi kërkon që investimin e bërë ta kthej në rezultat. Por çfarë mësuam nga verilindorët?
Gjithçka nisi nga merkatoja. Afrimi i Gavazaj dhe Abazaj ishin padyshim transferimet më të bujshme. I pari lë Skëndërbeun ndërsa i dyti shkëput aventurën nga Belgjika. Një drejtues i mirë sportive si Nexhipi diti të pikas lojtarë që kishin nevojë për hapsira dhe t’u ofronte komoditetin për të qenë ata udhëheqësit e ekipit.
Kukësi humbë Kupën e Shqipërisë në atë humbje dërrmuese nga Partizani në 120 minuta lojë me rezultatin 2-4. Jo më shumë se 5 ditë më vonë Kukësi nis kampionatin me një fitore po ndaj Partizanit. Gjithçka erdhi si bumernag për të dy skuadrat.
Që në javët e para Kukësi trgon dobësi. Mposht Flamurtarin me vështirësi, humb ndaj Bylisit në transfertë dhe nuk bën dot dy fitore bashkë në kampionat. Aq sa presidenti Gjici kërcënoi me nisjen e gjobave. Ndërkohë Duro ankohej se ende nuk ka sulmin gati.
Kthesa për verilindorët vjen pikërisht ndaj Bylisit. Abazaj gjen golin e parë në fitoren 2-1. Një javë më pas në një ndeshje të çmendur tregon forcën e vërtetë me fitoren ndaj Tiranës me rezultatin 1-3. GavazaJ, ShkurtaJ, AbazaJ, ishin tre golashënuesit ose grupi i tre J-ve.
Më në fund Kukësi gjen vetveten dhe nis fitoret radhazi në kampionat të cilat i dhanë dhe kryesimin. Një disfavor mbeten mungesa e tifozëve në shtëpi pasi stadium “Zeqir Ymeri” është në rikonstruktim. Grupi është i plotë dhe i karikuar. Në merkaton e janarit ka shumë pak vend për afrime. Nota për verilindorët 8 e merituar./Sport Ekspres/