Nota e Bylis/ Futbolli i bukur u luajt në Ballsh, falen pikë vetëm ndaj ekipeve të vogla

Bylisi i bukuri Bylis… Në 17 javë kuptuam se futbolli i bukur luhet në Ballsh. Si rrallë herë ndodhi që një skuadër e kategorisë së parë mund të konkurojë edhe pretendentët për titull. Në fillim e pëson Skëndërbeu në Ballsh e më pas Kukësi. Dy takime që çuditërisht u vendosën nga portier. Isli Hidhi veç detyrës në katërkëndëshin e bardhë, u kthe edhe në shënues goli nga pika ebardhë e penalltisë. E kush do ta mendonte se çelësi i suksesit do të ishte portieri “veteran” dhe padyshim një grup i mirë organizuar.

Dyshimet më të madh au hodhën mbi trajnerin serb Dovedan. Askush se njihte por teknik i detyroi specialistët e futbollit të marrin mbrapsht komentet e tyre skeptike. Javë pas jave Bylisi ishte një surprizë më vete, të paktën në Balsh aty ku skuadrat pretendente dolën me kokën ulur. Të njetin fat patën edhe skuadrat e kryeqytetit, në fillim Partizani e më pas Tirana.

Faza e parë u mbyll mjaft mirë nga ballshiotët ndërsa në javën e 15-të Bylisi udhëhiqte drejt kreut me katër pikë se ndjekësit e vendit të dytë. Aspekti më I vlersuar ishte dhe vijon të mbetet grupi i pathyeshëm i ballshitëve. Një zbehje disi e lehtë u ndje tek Bylisi në javën e 12 dhe 13 nga humbja me Skëndëerbeun dhe Kukësin. Megjithatë në gjysmë sezonin e parë Bylisi mban nën presion verilindorët që kanë veëm një pikë më tepër se ta.

Suksesi ishte i dukshëm përsa kohë skuadrat e mëdha e kishin të pamundur të fitonin lehtësisht ndaj Bylisist ndërsa tolerime pati në ndeshjet që në letër u cilësuan si të lehta. Në fund merita i takon trajnerit Dovedan për skuadrën që ka krijuar. Në merkaton e janarit Bylisi duhet të blejë vetëm tifozët për të pasur më tepër motivim. Nota për ballshiotët, 7.5 e merituar ku me pak fat ndaj ekipeve si Flamurtari e Luftëtari mund t’i nxirrnin ata kampion dimri./Sport Ekspres/