“Norvegjezi” Burba beson te Shqipëria: Ishim pa fat, të barabartë me të gjithë

Paraqitja e kuqezinjve të vegjël me Ukrainën ishte mjaft pozitive dhe për diçka të tillë janë të vetëdijshëm dhe vetë protagonistët. 18-vjeçari Klajdi Burba, pas ndeshjes u shpreh i kënaqur për lojën por njëkohësisht thekson se skuadrës i nevojitet dhe pak fat. Sulmuesi i cili aktivizohet në Norvegji te Vikingu beson se në takimet e mbetura skuadra mund të marrë dhe rezultate pozitive veç lojës së mirë.

“Luajtëm një ndeshje shumë të mira, madje më mirë se Ukraina. Profesori ishte i kënaqur me paraqitjen tonë. Ishim pak pa fat, por ne jemi me kokën lart, pasi ne treguam se mund të lozim si të barabartë me të gjithë. Ukraina ka një skuadër shumë të mirë, por ne treguam në fushë se jemi njësoj, për të mos thënë më mirë. Ukraina ishte një nga skuadrat më të mira në këtë grup. Edhe dy skuadrat e tjera të grupit janë skuadra shumë të forta, por ne jemi gati të marrim ndeshjet një pas një. Duhet që të luajmë si sot, por të evitojmë gabimet. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në prapavijë, por dhe të shfrytëzojmë rastet që do na krijohen. Fjalimi i trajnerit para ndeshjes? Nuk mund të them asgjë, janë gjëra të brendshme që do mbeten në dhomat e zhveshjes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *