Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë klubet e Kategorisë Superiore si dhe trajnerët e tyre që janë të pajisur me një licencë UEFA A, dhe që iu ka skaduar vlefshmëria e kësaj licence në vitet 2019-2020 “për shkak të pandemisë Covid-19” , të paraqiten pranë Sektorit të Edukimit në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz për të rinovuar licencat e tyre.
Kryerja e rinovimit të licencave do të bëhet në datat 29-30-31 mars 2021, nga ora 8:30. Mosparaqitja e trajnerëve për rinovimin e licencave ngarkon me përgjegjësi të plotë klubet e Kategorisë Superiore të cilat në rast të mospërmbushjes së këtij kriteri do të jenë objekt i Komisioneve Disiplinore në procesin e llicencimit të tyre.