Njerëzit që ndërruan jetë në Durrës, emisioni në Athinë nis me një minutë heshtje

Një sensibilizim i madh ka ardhur nga Greqia për Shqipërinë, ndërsa po përjetojmë një nga momentet më të vështira të këtyre viteve të fundit. Tërmeti që kishte si epiqendër Durrësin në mesnatën e 26 nëntorit shkaktoi shumë viktima.

Së fundmi ndjeshmëria e madhe ka prekur edhe televizionin “Tribuna” në Athinë. Emisioni “Gol nga Tribuna” që i kushtohet sukseseve të lojtarëve shqiptarë dhe Kombëtares, por që zëri i tyre dëgjohet shumë në Greqi, e ka nisur me 1 minutë heshtje, së bashku me stafin. Një veprim për t’u duartrokitur kjo edhe nga shqiptarët në Greqi, që po qendrojnë të bashkuar në këtë periudhë ku Shqipëria ka më shumë nevojë për një gjë të tillë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online