Sigurisht që caktimi i një datë të logjikshme të kampionatit, kërkesa për ndryshimin e numrit të të huajve që pritet të miratohet dhe pse ndryshimi i formulës së kupës ngjan si një iniciativë krejtësisht modeste, por në futbollin shqiptar nga e thëna në të bërë ka qenë gjithnjënë mes një det i tërë, dhe këtë radhë duhet pranuar që diçka ka lëvizur.
Jo vetëm në përgjithësi me përqasjen e garës, por dhe me vetë funksionimin e brendshëm të klubeve. Tre janë sfidat kryesore. Hartimi i buxheteve dhe objektivave, merkato e logjikshme financiare dhe vazhdueshmëria. Skuadrat janë lodhur nga rindërtimi i ekipeve çdo verë dhe e kanë kuptuar që ka ardhur momenti që të ruhet boshti dhe të preket tek-tuk.
Projekte që janë të konfirmuara, projekte që kanë nevojë për prekje dhe projekte për t’u ribërë.
Skënderbeu, Kukësi dhe Tirana kanë 70% të skuadrës gati, Partizani gjithashtu nuk ka nevojë për shumëçka, ndërsa Luftëtari ka ruajtur pjesën më të madhe të grupit, por ka humbur dy yjet e ekipit, që i ka shitur për shifra të konsiderueshme. Kamza ka nisur punë duke emëruar trajnerin italian Vierkovud në stol, ndërsa Teuta dhe Kastrioti po bëhen nga e para. Flamurtari është diskutim më vete, sepse nuk ka zgjedhur ende trajnerin, por ndërkohë ka konfirmuar disa nga lojtarët kryesorë të sezonit të shkuar dhe ky është hap përpara, duke kujtuar që vitet e fundit ka bërë gjithnjë revolucion.
Objektivat kryesorë të klubeve janë balancim mes suksesit sportiv ose jo sportiv dhe financave, pse jo shitjes së lojtarëve dhe përfitimin e sa më shumë të ardhurave nga marketingu.
Asgjë nuk arrihet brenda ditës, por gjithnjë e më shumë ndërgjegjja e funksionimit të klubeve ka filluar të funksionojë.
Gjergji Stefa