Një trajner i madh si Fatih Terim e do në urdhërat e tij, gjiganti turk hidhet në sulm për fantazistin shqiptar

Nedim Bajrami ka qenë një nga emrat më të përfolur këtë merkato. Fantazisti shqiptar la pas krahëve një sezon për tu duartrokitur me Empolit, ku ishte një nga pikat kyçe në sigurimin e një bilete për në Serie A. Talenti 22-vjeçar ka tërhequr vëmendjen me lojën e tij dhe ofertat nuk kanë munguar.

Pas Sasuolos, Sampdorias dhe Fiorentinës, tashmë një tjetër klub kërkon shërbimet e tij. Oferta këtë herë vjen nga Turqia, atje ku një trajner i madh si Fatih Terim e dëshiron nën urdhërat e tij. Mediat turke bëjnë me dije se Gallatasarai është hedhur në sulm për Bajramin, të cilin këron ta huazojë deri në fund të sezonit.

Por kjo formulë duket se nuk i pëlqen Empolit. Këta të fundit kërkojnë shitjen përfundimtare nga e cila do të arkëtonin të paktën 6 milionë euro. Në të kundër fantazisti që pret të  bëhet pjesë e Kombëtares shqiptare do të mbetet në Empoli, ku do të luajte një rol thelbësor sezonin e ri në Serie A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *