Një tjetër klub italian shtohet në radhë për Shaqirin, Champions League mund të jetë çelësi për sulmuesi shqiptar

Xherdan Shaqiri do të ndërrojë ambient këtë verë. Marrëdhënies me Liverpulin i ka ardhur fundi dhe sulmuesi shqiptar po shqyrton ofertat që kanë mbërritur në tryezën e tij. Serie A duket të jetë kampionati ku lojtari i përfaqësueses së Zvicrës do të vijojë karrierën tij.

Pas Lacios, Napolit dhe Romës një tjetër klub italian shtohet në radhë për Xherdan Shaqirin. Sipas “Corriere dello Sport” Milani ka rënë në kontakt me agjentin e futbollistit për të vlerësuar mundësitë e një transferimi. Kuqezinjtë janë një emër i madh i futbollit europian dhe fakti që sezonin e ri do të luajnë në Champions League mund të jetë çelësi për të siguruar firmën e lojtarit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *