Pas finales së Kupës së Botës, Mesi dhe Mbape vihen sërish në një tjetër duel me njëri-tjetrin. Këtë herë dy sulmuesit konkurojnë jashtë fushe për arritjet e bëra vitin që lamë pas. FIFA ka shpallur kandidaturat për lojtarin më të mirë të vitit 2022.
Titulli i kampionit të botës e rendit me të drejtë Lionel Mesin në listën përfundimtare me 3 lojtarë. Lista më tej plotësohet nga Kilian Mbape, i cili udhëhoqi Francën drejt finales së Katarit, si dhe nga Karim Benzema, që vitin e shkuar fitoi trofeun më të rëndësishëm individual, Topin e Artë. Sulmuesi i Real Madridit dhe Mesi janë më të favorizuar për të fituar çmimin për lojtarin më të mirë në botë, të organizuar nga FIFA./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? We have our finalists for #TheBest FIFA Men’s Player Award!
?? @Benzema
?? Lionel Messi
?? @KMbappe— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) February 10, 2023