Një tjetër aventurë e dështuar në Belgjikë, Sindrit Guri do të largohet nga Ostende

Shumë e vështirë për lojtarët e Superiores që të luajnë në elitën e futbollit belg. Pas një aventure aspak pozitive të Kristal Abazajt, kemi edhe rastin e Sindrit Gurit. Ky i fundit nuk është më në planet e Ostendes.

Kjo duket qartësisht edhe nga mungesa e aktivizimit dhe besimit që i jep klubi belg. Ndërkohë media belge, “Hln”, shkruan se Guri është në listën për t’u larguar në merkaton e janarit. Ende nuk dihet se ku do të jetë e ardhmja e këtij sulmuesi, që e ka të vështirë që të transferohet në një tjetër ekip i Shqipërisë. /Sport Ekspres/