Një titull në gjyq: Tomori kërkon kampionatin “e vjedhur” para dy dekadash

Në Berat nuk e harrojnë kurrë sezonin 1999-2000, ku titullar  kampion nuk u arrit për shkak të humbjes në një ndeshje shtesë me Tiranën. Në fakt, është një histori absurde, si gjithë futbolli dhe jeta shqiptare në vitet ’90.

Tomori atë sezon grumbulloi 52 pikë në 26 ndeshje, po aq sa Tirana. Golaverazhi anonte nga bardheblutë, por takimet direkte nga beratasit dhe këta të fundit me të drejtë kërkonin titullin, sepse takimet direkte ishin kriter kryesor.

FSHF e asaj kohe, në mënyrë absurde dhe kundër çdo rregulli, ndryshoi rregulloren gjatë sezonit, duke vendosur që të luhej ndehsje shtesë për përcaktimin e ekipit kampion në rast përfundimi me pikë të barabarta.

Kjo është arsyeja pse Tomori tashmë ka përpiluar një dosje, me anë të së cilës kërkon që FSHF të vendosë drejtësinë në vend. Lajmi është publikuar nga Berati TV, që ka zbardhur edhe kërkesën e klubit beratas.

Nëse dosja e Tomorit, që ka grumbulluar fakte për atë sezon dhe rregulloret e sezoneve të tjera, do të merret parasysh nga Federata, historia e futbollit ndryshon dhe Tirana humbet një titull, që shkon në Berat.

Nëse FSHF nuk vendos, në Berat do të shkojnë në CAS, aty ku FSHF ka marrë disa goditje të rënda kohët e fundit dhe më shumë gjasa do të humbasë sërish, nëse Tomori vërteton që rregullorja e sezonit 1999-2000 u ndryshua në rrugë e sipër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *