Një sulmues boshnjak në planet e Vllaznisë, shkodranët pranë firmës së radhës

Vllaznia vijon të mbetet aktive në merkato. Përpara e pret një projekt sfidues dhe emra të rinj nevojiteshin në ekip, duke mos harruar edhe rinovimet me lojtarë të rëndësishëm nga sezoni i shkuar. Kuqeblutë kanë arritur të sjellin në Shkodër shumë lojtarë të rinj, megjithëse afrimet për ta nuk kanë përfunduar ende.

“Supersport“ njofton se tashmë një sulmues boshnjak ka përfunduar në planet e Vllaznisë së Brdariç. Bëhet fjalë për Haris Dilaver, i cili ka luajtur për skuadrat Celik Zenica apo Mladost Kakanj në Bosnje Hercegovinë, si dhe ka kaluar një aveturë të shkurtër në Greqi. Lojtari 30-vjeçar ka arritur marrëveshjen me klubin dhe tashmë pritet firma në kontratë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *