Një statistikë e rrallë vjen nga Italia dhe i përket lojtarit të Kombëtares! Elsi Hysaj ka luajtur 404 ndeshje në total, 315 i ka me Sarrin

Elseid Hysaj po përjeton “një jetë të dytë” te Lacio. Pas rënies së formës së tij dhe kur të gjithë po mendonin “fundin e parakohshëm” në Itali, mbrojtësi shkodran e ka rritur së tepërmi performancën e tij në ndeshjet e fundit. Corriere della Sera ka zbuluar një statistikë interesante dhe të rrallë për futbollistin e Shqipërisë.

Nga 404 ndeshje zyrtare që Hysaj ka zhvilluar në klube, 315 prej tyre kanë qenë me Sarrin si trajner. Pra 78% e ndeshjeve të Hysajt kanë qenë nën drejtimin e Sarrit dhe kjo dëshmon qartë lidhjen e ngushtë që ka me teknikun e Lacios. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *