Thomas Strakosha është harruar lehtë te Lacio. Tifozët e këtij klubi po i gëzohen gardianit të tyre, Provedel, që po rezulton fantastik në Serinë A. Kryeqytetasit janë ekipi që kanë pësuar më pak gola deri tani në elitën e futbollit italian.
Vetëm 19 gola të pësuara në 28 ndeshje, madje edhe më pak se Napoli kryesues. Për më tepër ekipi i Sarrit po mban vendin e dytë në renditje, pavarësisht se në cilësi lojtarësh është shumë larg me skuadrat e tjera. Një meritë e madhe për këto rezultate i shkon portierit Provedel që në shumë raste është shndërruar në heroin e ekipit. /Sport Ekspres/