Një tjetër lojtar serb do të luajë në kampionatin tonë. Bëhet fjalë për një ish-futbollist të Crvena Zvezdës, Milos Stojanoviç. Sipas portalit të dedikuar transferimeve, “Transfermarkt”, Bylisi ka siguruar firmën me mbrojtësin 23-vjeçar. Lojtari i dalë nga academia e skuadrës nga Beogradi duket se ka gjetur akordin për të mbajtur veshur fanellën e mallakastriotëve për 2 sezonet e ardhshme, deri në verën e vitit 2022.
Stojanoviç luan në qendër të mbrojtjes, por gjithashtu përshtatet edhe në krahun e djathtë të prapavijës. Skuadra e fundit me të cilët ka zbritur në fushë është Sloboda Tuzla e kampionatit të Bosnje Hercegovinës. Megjithatë zyrtarizimi nga ana e klubit të Bylisit nuk ka mbërritur ende./Halit Delibashi-Sport Ekspres/