Një problem shfaqet për Kamberin, mbahet varur si dikur me Fiorin Durmishajn

Florian Kamberi i ka mbyllur të gjitha dokumentacionet për të luajtur me Shqipërinë. Sulmuesi i Hibernianit është duke u stërvitur me kuqezinjtë dhe duket në gjendje të mirë. Por ka një problem dhe nuk sigurohet me 100% pjesëmarrja për ndeshjen me Andorrën.

Nga burime pranë lojtarit konfirmojmë se ka një çështje me Zvicrën dhe FIFA-n. Helvetët duhet të lejojnë dhe të japin aprovimin në kohë për këtë kalim të Kamberit, pasi më parë ka luajtur me U-21 e tyre.

Pra mbetet vetëm çështje kohe, por nuk dihet nëse do të mbyllet brenda ditës së nesërme kur do të luhet edhe takimi. Një çështje e njohur kjo, pasi e kemi hasur në rastin kur Durmishaj shkoi te Greqia dhe FSHF duhej t’i jepte lejen e fundit sulmuesit që të kishte të drejtën e pjesëmarrjes te helenët. Edhe në mediat fqinje kishte pak kaos në ato ditë, megjithëse sulmuesi shqiptar nuk do të linte gjurmë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online