“Një orë në trafik vetëm për Gegën”, flet Eduart Rroca: E pres ftesën e Kombëtares së Shqipërisë

Eduart Rroca është duke kaluar një formë fantastike te Instabulspori teksa thuajse në çdo ndeshje është protagonist me asist dhe golat e shënuara. Në përballjen e djeshme kundër Bursasport, futbollisti që më parë ka qenë pjesë e Kukësit arriti që të shënonte dopietë.

Megjithatë Instabulsporit i iku fitorja nga duart pasi e quajti të mbylli përpara kohe takimin, atje ku nga shifrat 3-0 do të barazohej në 3-3. Ndërkohë Rroca ka qenë i ftuar në “Zona Gol”, atje ku ka folur edhe për një ftesë të mundshme nga Kombëtarja.

“E pres ftesën e Kombëtares dhe nëse ndodh pse jo. Kur një lojtar luan në kampion cilësor, atëherë ftesa duhet të vijë. Dua që të kem vazhdimësinë për të arritur edhe në Kombëtare. Tani shpresojmë se do të jetë ngjitemi në elitën e Turqisë. Ky është objektivi dhe për këtë jemi këtu që të ndihmojmë ekipin. Unë kam shumë besim që do ia dalim.

Na kanë pritur shumë mirë me Abazajn që kur kemi ardhur dhe kanë besuar te ne. Kukësi? Ka ndryshuar shumë, e kam pasur detyrim që të takojë trajnerin Gega dhe kam folur gjithë kohës me të. Kur doli nga spitali kam shkuar për ta takuar dhe kam ngelur 1 orë në trafik vetëm për të folur më nga afër”, ka thënë Rroca. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *