Kristjan Asllani do të ketë një prej atyre pak mundësive që po i krijohen te Interi. Inzagi ka zgjedhur gjithmonë eksperiencën dhe sigurinë, pa shkuar te “basti” i një talenti të ri. Tronditja më e madhe për mesfushorin shqiptar erdhi në atë rast të humbur ndaj Barcelonës.
Megjithatë Asllani do të rikthehet titullar në mbrëmjen e nesërme. Interi do të luajë ndaj Parmës në ndeshjen e Kupës dhe Inzagi është i detyruar të përdorë një mesfushë të pazakontë që do të ndahet mes Asllanit dhe Gagliardinit, dy lojtarë që në kohë normale janë preferuar në stol. /Sport Ekspres/