Armando Sadiku ka dhënë një intervistë për “Bolivar TV”, atje ku i është përgjigjur pyetjeve sa i përket vendimit që mori për të shkuar në tokën që nuk është e njohur për lojtarët shqiptarë. Sulmuesi i Kombëtares ka thënë se oferta kishte mbërritur që përpara një muaji, por ishte marrë koha e nevojshme për të biseduar me miqtë e afërt dhe familjen.
“Jam shumë i lumtur me shokët e ekipit dhe me stafin teknik. Po shkon shumë mirë deri tani. Kisha më tepër se një muaj që kisha folur me zyrtarët e klubit, e mendova me familjen dhe shokët e mi. Kam parë gjithashtu edhe projektin e madh që ka klubi për të ardhmen, pastaj vendosa që të vija këtu. Ndryshojnë shumë gjëra këtu, por unë shpresoj se Zoti do të më ndihmoj që të bëjë gjëra të mirë te Bolivari. Kultura është tjetër në Bolivi, por futbolli nuk bën dallime, do të jap më të mirën nga vetja ime. Gjatë këtyre ditëve jam njohur me shokët e ekipit. Nuk është një kampionat i lehtë, e di, por unë jam një djalë që di të përshtatem lehtë”, u shpreh Sadiku. /Sport Ekspres/