Nga Klaudio Ndreca
Kampionët e Serbisë, Zvezda, i ka bërë jehonë të madhe një lokali në zemër të Shqipërisë, Tiranë. Bëhet fjalë për një pronar të objektit që është lindur në Tiranë dhe ka kaluar gjithë jetën e tij këtu, por është me origjinë malazeze.
Sportin serb e ka ndjekur gjithmonë dhe është veçanërisht mbështetës i Zvezdës. Madje edhe lokali i tij është i pushtuar nga simbolet e kësaj skuadre, teksa në faqen e tyre zyrtare të klubit nuk mund të qëndronin pa postuar fotografitë.
Mileta Dasic, ka treguar edhe lidhjen e tij me Zvezdën: “Unë jam me origjinë nga Mali i Zi, por gjyshi më mësoi të flisja serbisht kur isha fëmijë. Muzika dhe sportet serbe janë ndjekur gjithmonë në familjen time dhe dihet që Jugosllavia pati suksese të mëdha sportive, siç bën Serbia tani’, tha Mileta Dasic. /Sport Ekspres/