“Një lojtar i Kukësit paguhet sa gjithë ekipi i Shijakut”/ Drejtuesi i Erzenit i kthehet Gjicit: Paguajmë lekët çdo muaj, nuk qenka informuar mirë

Deklarata e Safet Gjicit në konferencën e sotme për shtyp nuk është pritur mirë nga klubi i Erzenit. Presidenti i Nderit të Kukësit ka marrë si shembull për lojtarët i tij suksesin e skuadrës shijakase, por në fund ka vënë në krahasim edhe buxhetet e klubeve, duke u shprehur se një lojtar i Kukësit paguhet sa i gjithë ekipi i Erzenit. Njëri prej donatorëve të klubit të porsa ngjitur në elitë, Altin Keçi, ka replikuar përmes emisionit “Ora Sport” në “Ora TV”, duke i kujtuar Gjicit shpenzimet që drejtuesit e Erzenit kryejnë në fund të muajit.

“Doja të thoja për ndërhyrjen që ka bërë Gjici. Ekipi i Erzenit në fund të muajit paguan lekët për çdo lojtar. Nuk ka rëndësi se sa, por paguan. Lojtarët e Erzenit flenë, hapë, pinë dhe rrinë në hotel. Flas për lojtarët e huaj. Kjo nuk është e lehtë i them zotit Gjici. Kështu që zoti Gjici nuk është informuar mirë. Ne problemin e kemi vetëm me arbitrat. Objektivi ynë real është të qendrojmë në Superiore”, ka deklaruar Altin Keçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *