Në Austri skuadra e Strum Graz interesohet të marrë një tjetër shqiptar në ekip. Pas nënshkrimit me Bekim Balajn, austriakët kanë hedhur sytë edhe nga mbrojtësit e Kombëtares së Shqipërisë. Bëhet fjalë për Enea Mihajn.
Mbrojtësi 21-vjeçar si pjesë e PAOK-ut ka rënë nën radarët e skuadrës austriake, madje mediat greke pohojnë se Mihaj ka nisur kontaktet më Stum Grazin. Sipas “Sport24.gr” oferta e austriakve i referohet një huazimi si fillim e për të vendosur më pas. PAOK e bleu mbrojtësin shiptar për 850 mijë euro në verë dhe padyshim që kërkon të përfitojë më tepër se kaq. Megjithatë fjala e fundit u takon drejtuesve të ekipit grek./Sport Ekspres/