Një kusht për trajnerin e ri, Halili: Kush pranon kështu të vijë! Kush nuk do, le të iki

Tirana ka arritur të thyejë mallkimin në derbi ndaj Partizanit me rezultatin 1-2, ndërsa kërkon që këtë fitore ta ketë si pikë kthesë në kampionat. I ftuar në “Zona Gol”, presidenti i Tiranës, Halili, është shprehur se u ka folur shumë ashpër lojtarëve para kësaj ndeshje.

“Fitorja ndaj Partizanit na shijoi të gjithëve, pasi kishim shumë vite që e prisnim. Ju e keni thënë se merkato është shumë e mirë, kjo që kemi bërë këtë sezon. Por unë jam shumë i pakënaqur me lojtarët, me pikët e grumbulluara deri tani. Në fitoren ndaj Partizanit ishim bashkë si rrallëherë. U kam folur shumë ashpër lojtarëve, duke folur edhe për penalizime, që kam vite pa e bërë. Kështu e morëm atë fitore që na gëzoi pamasë. E kam parë ndeshjen Partizani-Tirana e kam parë dy herë të plotë, ndërsa golin e fundit të Kobina e kam parë shumë herë. Familjarët u përlotën pas golit të dytë të Tiranës. Deri tani jemi marrë me ndërrimin e “gjeneralëve”, pra trajnerëve, por tani do të nisim me “ushtarët”, pra lojtarët. Kush prej tyre do të bëj si dëshiron, do të penalizohet dhe këtu flitet për penalizime të ashpra.

Më parë kemi ndërruar gjithmonë trajnerët, por tani do të vijë radha e lojtarëve. Pra mund të kemi edhe largime të lojtarëve. Unë e di se ka ekipe të tjera ku ata mund të shkojnë. Kjo pasi duhet ta pranojmë që jemi në një krizë të madhe ekonomike në Europë, jo vetëm këtu, prandaj të bëjnë kujdes. Të ndihen me fat që janë te Tirana. Unë nuk kam ndërhyrë kurrë në formacion, kurrë. Nuk ka asgjë të keqe që të pyesësh që si do të jetë formacion. Nuk ka asgjë të keqe që të pyesësh se në çfarë roli do të luajë një futbollist i caktuar. Pastaj nëse vjen si trajner dhe bën zgjedhjet e tua, ashtu siç t’i dëshiron, atëherë duhet të mbash edhe përgjegjësinë. Nëse do ta bëja unë formacionin do e fusja djalin gjithmonë si titullar, po ai ka qenë edhe në stol. Po çfarë do të thotë kjo? Me rëndësi është klubi, jo djali.

Te Tirana ka shumë kontigjent të mirë, por edhe lojtarë që nuk e meritojnë fanellën. Unë mendoj se trajneri nuk duhet t’i jap hapësirë lojtarëve që janë prag mbarimit të karrierës dhe të mos i besojë një lojtari të ri. Ne kemi akademi të mirë dhe 4 lojtarë prej saj do të luajnë me së s’bën. A është presion ky për trajnerin e ri? Unë nuk ndërhyjë, nuk ka fare ndërhyrje kjo. Po kush pranon këshu le të vijë, po e dëgjon vetë. Kush nuk dëshiron, le të iki”, tha Halili. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online