Një gol në shtesa i dha fitoren në ndeshjen e 1000-të, Murinjo rrëfen emocionet: Sot vrapova si fëmijë

Roma fitoi në minutat shtesë me rezultatin 2-1 kundër Sasuolos, çka e bëri edhe më të veçantë mbrëmjen e sotme për Murinjon. Kjo përballje ishte e 1000-ta në karrierën e tij si trajner, prandaj fitorja ishte e vetmja gjë që dëshironte në fund të 90 minutave.

Kjo dallohet qartë edhe në mënyrën se si e festoi golin e shënuar në minutat shtesë, duke vrapuar i ngazëllyer rreth fushës derisa i bashkohet ekipit dhe tifozeve. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Murinjo rrëfen se sfida me Sasuolon ishte tejet e veçantë për të dhe se fund ka vrapuar si një fëmijë i vogël për të festuar.

“Gjatë javës kam gënjyer edhe veten duke thënë se nuk ishte një ndeshje e veçantë. Por ishte e tillë, sepse ishte një numër shumë i veçantë dhe deri në ditën e fundit të jetës sime do të kujtoj se kjo ishte ndeshja e 1000-të. Nuk doja një humbje, kisha frikë të kisha këtë ndeshje në mendje. I gënjeva të gjithë.

Takimi mund të përfundonte 6-6, ata mund të kishin fituar 2-1, në minutat e fundit Rui priti shumë, ne humbëm gola me një portë bosh. Për tifozin në shtëpi ishte një ndeshje e jashtëzakonshme, sot unë nuk isha 58 por 10, 12 ose 14 vjeç, kur fillon të ëndërrosh për një karrierë në futboll. Ishte një vrapim si fëmijë. Unë tashmë i kam kërkuar falje Dionisit, ata bënë një lojë fantastike”, ka thënë Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/CR7LM30/status/1437157330827808778

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *