Pas Dinamos së Tbilisit, Tirana pret të martën në “Air Albania” Crvena Zvezdën. UEFA ka vendosur edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë duel të vlefshëm për turin e dytë kualifikues të Champions League. Në një ndeshje të tillë ku përballë vihen dy skuadra nga dy shtete që marrëdhëniet mes tyre i kanë të nxehta, qeveria e futbollit europian i beson gjykimin një arbitri pa eksperiencë në Europë.
Suedezi Kaspar Sjeberg do t’i fryjë bilbilit në këë përballje, që është e dyta për të në kompeticionet europiane. Ndeshja e parë për të ka qenë ajo mes Aberdeen dhe Rops, e cila luhej për kualifikueset e Europa League. Ndihmës të Sjeberg do të jenë Peter Magnuson dhe Mikel Halin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/