Ardian Takaj mund të buzëqeshë për një moment, pasi fitorja e gjyqit kundër FSHF-së në CAS është një lajm i madh, për të, për Skënderbeun dhe gjithë Korçën. Një vendim pa asnjë bazë juridike ai i Federatës Shqiptare, për t’i hequr Skënderbeut titullin 2015/16, ndaj CAS ka vendosur të anulojë gjithçka, në mungesë të një hetimi të vërtetë nga qeveria e futbollit shqiptar, që i ra shkurt dhe me një vendim të paargumentuar i dogji Skënderbeut një titull të fituar me meritë të plotë në fushë.
Presidenti i Skënderbeut sot ka postuar në Instagram një foto të trofeut kampion për sezonin 2015/16 dhe kaq mjafton, fjalët janë të tepërta!