Tirana-Partizani kanë shkuar në finale e Kupës së Shqipërisë sa i përket moshës U-17. Derbi i Shqipërisë është caktuar të zhvillohet ditën e enjte në datën 20 shkurt dhe që do të dhurojë emocione, pavarësisht se bëhet fjalë për futbollin e moshave.
Partizani kaloi në gjysmëfinale Football Republic, duke e mundur me rezultatin 2-1 falë dopietës së Dezhgiut. Në minutën e 84 do të ngushtohej diferenca nga Ahmesula, por pa ndryshuar fatin e takimit. Ndërkohë Tirana e kishte më të lehtë punën, duke shkatërruar Shënkollin me rezultatin 0-4. Tre realizime do të vinin që në pjesën e parë me Qefalian, Nelan dhe Mecullin, ndërsa Çereni do të përmbyllte takimin në minutën e 68. /Sport Ekspres/