Skuadrat do të luajnë ndeshjet e kthimit të turit të parë kualifikues në Champions League ditën e martë dhe të mërkurë. UEFA ka përcaktuar tashmë se cilët do të jenë arbitrat që do të vendosin drejtësinë në fushën e lojës. Në krye të detyrës do të jetë edhe një “bilbil” shqiptar.
Bëhet fjalë për Enea Jorgjin, të cilit i është besuar sfida mes Shahtjor Soligorskit dhe Mariborit. Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 0-0 dhe kualifikimi për në turin e dytë do të vendoset në Slloveni. Ndihmës të Enea Jorgjit do të jenë anësorët Rejdi Avdo dhe Ani Koçiaj, ndërsa gjyqtare e katërt do të jetë Emanuela Rusta. Takimi zhvillohet të mërkurën, më 13 korrin në orën 19:00./Halit Delibashi-Sport Ekspres/