Osman Qepa ka përjetuar një sezon mjaft të mirë në sportin e volejbollit, ku ka fituar edhe trofeun e parë në karrerë me Partizanin. Volejbollisti shqiptar ka dhënë një prononcim për “Ora Sport“ në “Ora TV“, ku është shpallur edhe më i miri i vitit në sportin që ushtron. Qepa duket optimist për të ardhmen, teksa shprehet se niveli është rritur në vitet e fundit.
“Niveli kohët e fundit ka filluar të rritet. Po punohet edhe me grupmoshat. Të gjitha ekipet kanë grupmosha. Është një gjë shumë e mirë, sepse do ketë prurje në volejboll. Arritja më e madhe është që sportistët shqiptarë po promovohen edhe jashtë vendit. Kemi volejbollistë mjaft të mirë që po luajnë edhe në kampionatet europiane”, ka thënë Osman Qepa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/