“Dërgoni një foto me shqiponjën në redaksinë tonë ose si mesazh këtu në facebook dhe do t’I publikojmë. Jemi të lumture dhe në mbështetje të kombëtares tonë”. Me këtë mesazh dhe dy flamujt, ai i Zvicrës dhe Shqipërisë, prestigjozja zviceriane “Blick” ka nisur fushatën e solidaritetit në mbështetje të dy shqiptarëve, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilët janë vendosur nën një presion të jashtëzakonshëm dhe trysni, duke parë se akuzat nga qeveria e Beogradit kanë mbërritur deri në FIFA, teksa është hapur procedim në lidhje me festimin me shqiponjën, i nënvizuar si një provokim politik më shumë se sa emocion pas golit.
https://www.facebook.com/blick/photos/rpp.62562538918/10156637933688919/?type=3&theater
E ndërsa edhe qeveria zviceriane ka lëvizur dhe i ka dalë në mbrojtje, edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i ka quajtur qesharake hetimet për dy lojtarët. Por, ajo që po bën “Blick” është një nismë që duhet duartrokitur. Deri tani, 5 mijë pëlqime dhe më shumë se 1 mijë komente dhe 500 shpërndarje… Praktikisht, fotografitë me shqiponjën nga shtetas zvicerianë kanë qenë të pafund.