I ri dhe premtues, por nuk dëshiron më të huazohet dhe të mos dijë të ardhmen, duke i ndodhur ajo që praktikisht ndodhi me Interin, kur 38 mln eurot që duhet të paguante skuadra zikaltër për ta mbajtur ishin shumë dhe nukmund të mbanin në parametrat e fairplay financiar, klubin e Interit. Kështu, Kanselo pret destinacionin tjetër, që sërish mund të jetë Italia, pasi Juventusi e ka shumë seriozisht këtë herë. Kanselo i ka thënë “jo” Uolverhamptonit, pasi dëshiron një tjetër vitrinë, që është Champions League.
Sakaq, Valencia pret ofertat në tavolinë dhe do 40 mln euro për kartonin e tij. Sigurisht, para kesh, bardhezinjtë nuk duan të shpenzojnë shumë, pasi lista e merkatos është e gjatë. Kështu, plani është që të futen në operacion Stefano Sturaro dhe Marko Pjaca dhe pak para “të thata”. Tani, duhet pritur vendimi i Valencias, pasi lojtari i ka thënë “po” Juventusit me kohë.