Një Nigeri fantastike, me një pjesë të dytë perfekte, ka mundur Islandën dhe ka bërë lëmsh grupin e Argjentinës.
Nëse mbrëmë ishte zi në Argjentinë, sot diçka ka ndryshuar, sepse rezultati i vetëm që i vlente Celestes ka ardhur.
Nigeria ka fituar me meritë 2-0, në një ndeshje që nuk pati emocione në pjesën e parë, por ndryshimi rrënjësisht në pjesën e dytë.
Spektakël i Nigerisë, por sidomos i Ahmed Musa, sulmuesit që sot shënoi dy gola spektakolarë, në kundërsulm.
Musa është nigeriani që ka shënuar më shumë gola në Botërorë tashmë, ndërsa Nigeria është e dyta në grup dhe do i duhet vetëm një pikë ndaj Argjentinës, për të kaluar më tej.
Ndërkaq, Islanda zhgënjeu totalisht, humbi edhe penallti, por nuk ka mbaruar. Nëse në fund fiton ndaj Kroacisë, ka gjithçka në dorë.
NIGERI – ISLANDË 2-0
Shënues: Musa 49′, 75′
87′ Islanda sërish e rrezikshme, por Uzoho është perfekt për Nigerinë. Tashmë luhet edhe me sytë nga golaverazhi. Nigeria ka 3 pikë në këtë moment, në fund përballet me Argjentinën dhe Islanda me Kroacinë e kualifikuar. Nëse Argjentina e Islanda fitojnë, vendos diferenca e golave.
83′ SIGURDSON, MBI TRAVERSË! Islanda nuk arrin ta hapë ndeshjen.
81′ PENALLTI PËR ISLANDËN. Gabon Omeruo, faull naiv në zonëne Nigerisë.
75′ MUSA SUPERSTAR! SULMUESI SHËNON NJË Gol TË MREKULLUESHËM. TOP I MARRË NË MESFUSHË, FLUTURIM DREJT ZONËS, DRIBLIM PORTIERIT DHE GOL MË PORTËN BOSH.
WHAT A GOAL BY MUSA! #NGA pic.twitter.com/PnRRJRN5MI
— World Cup 2018 (@WCGoalz) June 22, 2018
74′ SA I PAFAT MUSA! Traversë e sulmuesit!
72′ Sërish Nigeria pranë golit. Afrikanët tashmë po luajnë shumë mirë, Islanda është tronditur nga goli dhe nuk ka asnjë ide në sulm.
57′ Tani Nigeria është çliruar dhe nis të luajë bukur. Një goditje nga distanca devijohet lehtë dhe portieri Halldorson devijon në goditje këndi.
MUSA – Sulmuesi nigerian ka shënuar tre golat e fundit nigerianë në Kupën e Botës. Gjithashtu, Musa është shënuesi më i mirë i Nigerisë në historinë e vet në Botëror.
49′ GOL NIGERIA! Kush e e mendonte? Nigeria në kundërsulm perfekt shenon golin e parë të ndeshjes, me gjuajtjen e parë të rrezikshme sot. Ahmed Musa shënon një gol të bukur, sepse ndali bukur topin në zonë dhe mposhti portierin islandez.
What a counter, what a touch, what a finish. Musa, 1-0 #Nigeria ? #NGAISL https://t.co/wxS7sN6LdF
— David Kappel (@kappilinho) June 22, 2018
PUSHIMI I NDESHJES – Pritej më shumë, në një ndeshje ku barazimi vlen pak. Islanda e Nigeria dinë të mbrohen mirë dhe po e tregojnë, por nga mesfusha e lart idetë për të krijuar raste për gol janë të pakta. Nigeria, e detyruar të fitojë, nuk ka goditur asnjëherë drejt portës.
30′ Ndeshje e dobët në aspektin e cilësisë. Asnjëra palë nuk ka forcë në sulm dhe ide në mesfushë.
20′ Nigeria nis të ekuilibrojë ndeshjen, por në zonën nigeriane vijnë krose të rrezikshme dhe Nigeria dy herë detyrohet të largojë në goditje nga këndi.
7′ Një këndore për Nigerinë, Omeruo godet lehtë me kokë dhe pret portieri i Islandës. Goditja e parë nigeriane drejt portës.
6′ Sigurdson rrezikon, por pret Uzoho. Islanda nis të krijojë dominim.
3′ Ka nisur shpejt ndeshja. Islanda rrezikon me një goditje dënimi, por portieri Uzoho pret dhe kalon rreziku.
1′ NIS NDESHJA
Të gjithë me sytë në sfidën e grupit D (duke nisur nga argjentinasit), mesa Nigerisë e Islandës, sepse afrikanët u mundën nga Kroacia në ndeshjen hapëse dhe tashmë as barazimi nuk u hyn në punë.
Në të kundërt, Islanda e nisi me një barazim befasues kundër Argjentinës dhe luajti mjaft mirë, ndaj tashmë futet në fushë si favorite dhe sot nuk do të mjaftohet me barazim, duke parë që ndeshja e fundit ndaj Kroacisë është mjaft e ndërlikuar.
Edhe pse vjen nga disa ndeshje me pak gola për Kupën e Botës, Islanda mund të ndryshojë mënyrë loje dhe kundër Nigerisë gjithçka mund të ndodhë. Argjentina shpreson te Nigeria!
Për ndeshjen e sotme Nigeria bën ndryshime: Igalo, Ajuobi dhe Shehu ulen në stol, Iheanaço, Musa e Omeruo në formacion. Jo vetëm kaq, sepse ka edhe ndryshim taktik, me Nigerinë që do luajë me 3 lojtarë në mbrojtje!
Welcome to Volgograd!
The teams are ready for #NGAISL – are you?
TV listings ? https://t.co/xliHcxWvEO
— FIFA World Cup ? (@FIFAWorldCup) June 22, 2018