Ngritja dhë rënia e Florian Kamberit! Dikur merrte elozhe nga Gerrard dhe shihej si shpresa e madhe e Shqipërisë, tani firmos te…

Florian Kamberi ka qenë një prej atyre sulmuesëve prej të cilëve Shqipëria ka shpresuar shumë. Ndërkohë që Armando Broja nuk kishte dalë ende në këto nivele si të sotmet, për Kamberin është folur thuajse në të njëjtën mënyrë. Golat që shënonte sulmuesi që tanimë është 27-vjeç ishin tërësisht ndryshe nga kapacitetet që kishin lojtarët te Kombëtarja.

Driblime dhe lëvizje që hipnotizionin kundërshtarin, ndërsa saktësia me portën ishte për t’u admiruar. Kulmi për Kamberin ishte aventura e tij te Rangersi, atje ku jo vetëm që u stërvit nga Gerrard, por në shumë raste mori elozhet e legjendës.

Megjithatë Rangers nuk arriti gjuhën e përbashkët me Hibernian për blerjen e kartonit. Pjesa tjetër është vetëm histori mes ekipeve të ndryshme ku ka shkuar Kamberi dhe e fundit ishte Sheffield Ëednsday në Angli. Tani është mësuar se sulmuesi ka firmosur me Ëinterthur, ekipi që sapo është ngjitur në elitën e futbollit të Zvicrës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *