Marash Kumbulla ka shfrytëzuar llogarinë e tij në “Instagram“ për të treguar se sa i veçantë ishte ky vit që po lëmë pas. Fitimi i Ligës së Konferencës në Tiranë ishte maja e Romës dhe e mbrojtësit shqiptar për këtë vit kalendarik, gjë të cilën e pranon edhe vetë 22-vjeçari. Përsëritja e sukseseve të tilla është dëshira e Kumbullës për vitin 2023.
“2022-shi ishte një vit i veçantë për mua, sepse pata mundësinë të realizoja ëndrrën për të ngritur një trofe europian me Romën pikërisht në Shqipërinë time. I falenderoj të gjithë njerëzit që kanë qenë në krahun tim këtë vit. Tani dua të fillon 2023-shin me përkushtimin e duhur për të marrë ende shumë kënaqësi nga vetja ime“, ka shkruar Marash Kumbulla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/