Nuk luajnë Ilion Lika, Majkëll Ngo, Junus Sentamu, por edhe Marvin Turtulli, i cili prej tre ndeshjesh nuk është titullar
Olsi Avdiaj
Tirana mes katër rrugëve! Katër titullarë nuk luajnë sot me Apoloninë. Majkëll Ngo, Ilion Lika nuk aktivizohen për shkak të dëmtimeve. Junus Sentamu është me kombëtaren ugandeze, ndërsa Marvin Turtulli vuan inatin e Ze Marias, që nuk e fut në lojë. Shkurt, Tirana është “në gijotinë” për shkak të mungesave që skuadra, që ka para takimit me fierakët. Dhe kjo ka sjellë një kaos në formacionin, që Ze Maria do të hedhë sot në fushën e lojës, trajneri Ze Maria.
Operohet Majkëll Ngo – Majkëll Ngo ka pësuar të hënën një dëmtim ne gju dhe dje pas ekzaminimeve mjekësore është mësuar se sulmuesi ka dëmtuar meniskun dhe do t’i duhet një ndërhyrje kirurgjikale. I pa disponueshëm për shkak kartonësh është dhe Junus Sentamu, ndërsa portieri Ilion Lika është në fazën e fundit të rikuperimit dhe ka vijuar stërvitjen i diferencuar.
Porta – Problemi i parë i Tiranës është porta. Nuk do të luajë Ilion Lika për shkak të dëmtimit që ka pësuar në takimin me Tomorin. Në fushë me të gjitha gjasat do të jetë Abibi, por edhe Çali ka të shanse të luajë. Ky i fundit ka qenë gjithmonë gati, sa herë është aktivizuar. Gjithsesi, Ze Maria pritet të luajë me Abibin në portë.
Mbrojtja – Nuk do të luajë nga minuta e parë për herë të tretë Marvin Turtulli. Mbrojtësi vazhdon që të jetë i dënuar nga trajneri dhe vetëm një mrekulli do ta fuste në fushën e lojës. Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, Kërçiku do të luajë në krahun e djathtë. Në qendër aktivizohen Bishaj-Cake, ndërsa majtas Hoxhallari. Muhamed është gati për të kapur një fanellë titullari.
Mesfusha – Ishte projektuar të luante Keneth Muguna, por një problem i kenianit ka ndryshuar skuadrën, që tani do të luajë me të njëjtët titullarë, të cilët janë aktivizuar edhe ndeshjen e fundit. Daja, Mauexhe dhe Karabeci janë diga e repartit.
Sulmi – Në krye të skuadrës do të jetë Bedri Greca. Një fanellë titullari edhe për Grent Halilin djathtas, ndërsa majtas pritet të luajë Muçi, por me Bardhin e Vrapin, që fare mirë mund të jenë në fushën e lojës.
Formacioni i mundshëm i Tiranës
Abibi (Çali) – Kërçiku – Bishaj – Cake – Hoxhallari – Daja – Mauexhe (Qilimi) – Karabeci – Halili Muçi (Bardhi) – Greca